Fjalë Kyçe

Kolonë e pafund, pritjet gati 7 orëshe në Merdare

Kolonë e pafund, pritjet gati 7 orëshe në Merdare

Mërgimtarët po presin me orë të tëra në Merdare për ta lëshuar Kosovën.

Por, në krye të kolonës kanë mundur të arrijnë vetëm ata të cilët po prisnin prej orës 7 të mëngjesit.

Qytetarët thonë t’i ketë lodhur pritja gati 7 orëshe, në këtë mot me diell.

Ndërsa, edhe më të mundimshëm qëndrimin këtu po e bënë mungesa e tualeteve funksionale, raporton T7.

Sipas Arlind Gustoranajt nga Istogu, ato s’po lejohet të shfrytëzohen sepse pas shfrytëzimit nuk po lihen në gjendje të mirë higjienike.

Diçka më të pakta janë pritjet në hyrje të Kosovës, krahasuar me dalje. Megjithatë pakënaqësi ka edhe për këtë pjesë.

Bile, ka të atillë që prapa kamerave thanë për T7 se pritjet po zgjatën për shkak të se zyrtarët policor serb, po kërkojnë mito.

Kjo po ndikon për të keq tek ata që nuk pranojnë të dhënë para.

E Policia e Kosovës, kanë thënë për T7 se kolona në Merdare për ta lëshuar vendin është e gjatë  2km, afërsisht 6 orë pritje. Ndërsa në hyrje të Kosovës kolona thonë të jetë e gjatë rreth 100 metra.

Megjithatë, thotë të jenë angazhuar personel shtesë me qëllim të përshpejtimit të procedurave.

E pritje kaq të gjata si në Merdare, nuk ka në pikat tjera kufitare.