Fjalë Kyçe

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vepruar njëanshëm me vendosjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat në veri.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”.

Ai tutje ka shtuar se nuk mund të pretendojmë se kjo është një situatë normale.

“Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira. Nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë. Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh”, tha komandanti i KFOR-it.

Ristuccia më tej shtoi se Kosova në veri pa misionin e NATO-s, do të ishte “një tjetër vatër lufte”.

“Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato”, u shpreh ai.

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan kishte njerëz profesionist të cilët me qëllim e kanë nxitur turmën e banorëve serbë

“Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë “, u shpreh ai.