Fjalë Kyçe

Kombëtarja e karatesë garoi në Karate 1 Serie A “Salzburg 2019”, Gërvalla doli e nënta

Kombëtarja e karatesë garoi në Karate 1 Serie A “Salzburg 2019”, Gërvalla doli e nënta

14 karateistë të kombëtares tonë kanë garuar gjatë fundjavës në garën Karate 1 Series A për senior, të mbajtur në Salzburg të Austrisë, shkruan GazetaAlo.

Suksesin më të madh e arriti Albulena Gërvalla, e cila javë më parë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21. Gërvalla në Salzburg, zuri vendin e nëntë nga 104 garuese, në kategorinë deri në 55 kilogramë. Ajo shënoi tri fitore, një në garat e rregullta, ndërsa dy në repesazh.

Tri fitore realizoi edhe Alvin Karaqi, i cili mbetet në garë për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020. Ai në kategorinë -84 kg u ndalë në luftën e katërt.
Sukses të njëjtë shënoi edhe Valdrin Rashiti (-67 kg), që realizoi tri fitore.

Durim Haziri (+84 kg) shënoi dy fitore, ndërsa me nga një fitore e mbyllën garën Elona Kolgeci (-61 kg) dhe Donita Elshani (-68 kg). Garuesit tjerë pësuan humbje në luftën e parë.

Herolind Nishevci nuk mori pjesë në këtë garë.
KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në garat e ardhshme. /GazetaAlo