Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll  në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”, shkruan Gazeta Alo.

Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë.

Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë.

Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë. Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator. /Gazeta Alo