Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë (VIDEO)

Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë (VIDEO)

Kombëtarja e Spanjës në futboll ka mbërritur tashmë në Kosovë.

Nëpërmjet një njoftimi është bërë e ditur mbërritja e tyre në Aerportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Përshëndetje Prishtinë. Ekspedita e Spanjës ka shkuar nga aeroporti në hotel dhe po qëndron aty. Këtë pasdite, stërvitje zyrtare dhe konferenca për media në stadiumin Fadil Vokrri”.

Nesër me datë 8 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët do ta kenë përballjen kundër “Furisë së kuqe” në kualifikimet për kampionatin botëror “Qatar 2022”.