Fjalë Kyçe

Kombëtarja në futboll Sot në ditën e pavarësisë Kosova bëhet me trajner të ri

Kombëtarja në futboll Sot në ditën e pavarësisë Kosova bëhet me trajner të ri

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 14:00 do të prezantohet trajneri i ri i kombëtares.

Emri i cili është përfolur në media gjatë ditës për postin e trajnerit është ai i Franco Fodës, i cili është raportuar se dje ka arritur dje në Prishtinë.

Pozita e trajnerit të “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate.

Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.

Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.