Fjalë Kyçe

Komisioneri Hahn e pret Vjosa Osmanin në Bruksel, diskutohet për liberalizimin e vizave

Komisioneri Hahn e pret Vjosa Osmanin në Bruksel, diskutohet për liberalizimin e vizave

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ajo është pritur në takim nga komisioneri evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn.

“Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian po punojnë shumë ngusht për të siguruar një regjion stabil. Jam e kënaqur që isha e ftuar në Bruksel nga Komisionari i BE-së, Johanes Hahn për të diskutuar prioritetet, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave” shkruan Osmani në Twitter.