Një hetim i ri do të bëhet në Telekomin e Kosovës.
Për të hetuar rastet e punësimeve partiake është formuar një komision parlamentar.
Dyshimet për militantët partiak e familjarë të partive në pushtet të punësuar do të verifikohen nga një trup parlamentar që do të merret enkas me këtë punë.
Ata pas gjashtë muajve do të hartojnë një raport e do ta dërgojnë në prokurori.