Fjalë Kyçe

Komisioni i Sigurisë diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë

Komisioni i Sigurisë diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes po diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

Kryetari i komisionit, Bekë Berisha solli propozimet për takime me homologë jashtë vendit.

Me këtë nuk është pajtuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili tha se diplomacia parlamentare në fushën e sigurisë nuk mund të trajtohet nga Komisioni për Çështje të Sigurisë.

“Nuk janë çështje që komisione ynë i trajton. Është Komisioni për Punë të Jashtme që i trajton çështjet e punëve të jashtme. Ne i trajtojmë çështjet e sigurisë dhe nuk kemi të drejtë që të interferojmë dhe të marrim primatin e këtyre çështjeve. Ne nuk mund të thërrasim ambasadorë sepse nuk na përgjigjen ata neve”, ka thënë Dugolli.

Megjithatë, për këtë propozim të kryetarit Bekë Berisha është pajtuar deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi.

Pas këtij diskutimi, është kërkuar që mbledhja e komisionit të vazhdojë me dyer të mbyllura për çështjen e diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë./KP