Fjalë Kyçe

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje për zbatimin e MSA-së

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje për zbatimin e MSA-së

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, shkruan lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 04.03.2019, 06.03.2019, 20.03.2019 dhe 28.03.2019;

3. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2019-2023, e ftuar Ministrja Dhurata Hoxha;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-101 për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

6. Të ndryshme.