Fjalë Kyçe

Komiteti Serb i Futbollit u kërkon lojtarëve serbë të Slovan Bratislavës të mos paraqiten kundër Feronikelit

Komiteti Serb i Futbollit u kërkon lojtarëve serbë të Slovan Bratislavës të mos paraqiten kundër Feronikelit

Pas Kombëtares së Malit të Zi, tani skuadra e futbollit, Slovan Bratislava, mund të jetë viktimë e politikës së keqe serbe.

Siç veprojë në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës, politika serbe po synon të ndërhyjë serish, tani në Ligën e Evropës.

Kësaj radhe, bëhet fjalë për skuadrën nga Sllovakia, Slovan Bratislava, që në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës, do të takohet me Feronikelin.

Sipas mediumeve serbe, Komiteti Serb i Futbollit i ka kërkuar dy futbollistëve serb Aleksandar Qavriq dhe Dejan Drazhiq të bojkotojnë duelin ndaj Feronikelit.
E gjitha kjo me arsyen që Serbia nuk e njeh Kosovën.

Presioni serb bëri që ndaj Kosovës të mos luajnë dy futbollistët serbë dhe trajneri Ljubisha Tumbakoviq.