Fjalë Kyçe

Kompania ajrore në Prishtinë suspendon për dy ditë fluturimet

Kompania ajrore në Prishtinë suspendon për dy ditë fluturimet

Kompania ajrore “Adria Airways” nuk do të operojë me fluturimet as sot e nesër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, Autoriteti i Aviacionit Civil, shkruan lajmi.net.

“Kompania ajrore “Adria Airëays“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së enjte, 26 shtator dhe të premten, 27 shtator 2019”, thuhet në njoftim.

Duke iu kërkuar falje udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Adria Airëays“ ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.