Burdha Air ka dërguar pasagjerët në qytetin e gabuar të Nepalit.
Një fluturim brenda Nepalit ka dërguar pasagjerët në qytetin e gabuar, shkruan “Independent”.
Fluturimi U4505 i Buddha Air me datën 18 dhjetor ka nisur fluturimin paksa më vonë sesa ishte planifikuar nga qyteti Kathmandu, si pasojë e motit të keq, transmeton lajmi.net.
69 pasagjer në fluturim besuan se janë duke shkuar në Janakpur, por ata e gjetën vetën në Pokhara. Besohet se ky gabim është bërë nga një prej punëtorëve.
Kishte pasur keqkuptim mes stafit tokësorë me pilotin, dhe si pasojë ndodhi ngatërresa. Piloti nuk shikoi listën e udhëtarëve, prandaj gabimi u kuptua vetëm pas uljes.
Pasi që çdo gjë ishte bërë në rregull nga ana e pilotit, ata nuk janë penalizuar në lidhje me gabimin. Pasi që çdo procedurë ishte në rregull, piloti ishte i përqendruar që të arrinte në destinacion pa probleme nga ana e motit.
Drejtori i përparshëm i aviacionit civil në Nepal, tha se kjo ishte bërë nga keqkuptimi e jo nga mungesa e sigurisë. Ai tha se është një problem serioz i menaxhmentit.
Ngatërresa të tilla iu shkaktojnë probleme pasagjerëve, dhe gjithashtu edhe kompanisë.
Pasagjerët u dërguan në destinacionin e duhur më vonë atë ditë. Një hetim ka filluar se si është bërë gabimi.