Fjalë Kyçe

Kompania e ndërtimit punon deri në orët e vona në Fushë Kosovë, shqetësohen banorët

Kompania e ndërtimit punon deri në orët e vona në Fushë Kosovë, shqetësohen banorët

Disa banorë të Fushë Kosovës kanë ngritur shqetësimin se një kompani e ndërtimit ka punuar mbrëmë deri në orët e vona.
Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues shihet një kamion i cili ka krijuar zhurmë të madhe teksa po vazhdonte punën në orën 23:35.
Sinjalizuesi i ka thënë Gazetës Sinjali se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë zyrën për informim në Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk janë përgjigjur.