Fjalë Kyçe

Kompania nuk i bindet vendimit të Ministrisë, vazhdon punimet

Kompania nuk i bindet vendimit të Ministrisë, vazhdon punimet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kompania e cila kishte përfituar tender për ta shfrytëzuar tokën e Ministrisë së Drejtësisë, në pronën “Vicianiumi”, në Vushtrri ka rifilluar punimet.

Ajo tha se pavarësisht se çështja e përdorimit të pronës së MD-së nga kjo kompani, ka shkuar në gjykatë, e njëjta nuk e ka përfillur vendimin e ministrisë dhe i ka rifilluar punimet.

Haxhiu i ka bërë thirrje edhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që ta mbrojë pronën publike.

“Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet.

Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë.