Fjalë Kyçe

“Kompanitë importuese nga Serbia kanë qenë të njoftuara për taksën më herët”

“Kompanitë importuese nga Serbia kanë qenë të njoftuara për taksën më herët”

Eman Rrahmani, asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se kompanitë importuese nga Serbia janë njoftuar me vendimin për taksën disa javë më herët

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka thënë se si shkak i kësaj kompanitë kanë krijuar stoqe të mjaftueshme në depot e tyre për disa muaj, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se edhe sot nuk kemi thuajse asnjë produkt që mungon në treg e që është prodhim i Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Mashtrimi me taksën 100%!

Para se të vihej taksa, kompanitë importuese nga Serbia janë njoftuar disa javë më heret. Kështu ato kanë krijuar stoqe të mjaftueshme në depot e tyre për disa muaj. Edhe sot nuk kemi thuajse asnjë produkt që mungon në treg e që është prodhim i Serbisë.

Rezultat i kësaj është shtrenjtimi i miellit për rreth 30%, mielli i cili është importuar nga Serbia e që është mbajtur në depot e importuesve tash shitet me një çmim shumë më të lartë se çmimi normal.

Populli paguan!!!/Gazeta Alo/

Rezultate imazhesh për eman rrahmani asamblist i VV