Fjalë Kyçe

Kompensohen 56 familje që pësuan nga vërshimet në Malishevë

Kompensohen 56 familje që pësuan nga vërshimet në Malishevë

56 ekonomi familjare janë kompensuar nga qeveria e Kosovës të cilat kishin pësuar dëme nga vërshimet.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë ekzekutuara mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së vendit, për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare.

Shuma totale e kompensimit sipas komunës është është 59 mijë euro.

Nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro.