Dashi
21.03-20.04
Nuk jeni gati të bëni kompromise për harmoninë e grupit. Përkundrazi, po insistoni që gjërat të bëhen sipas mënyrës suaj, ose të mos realizohen fare. Ky qëndrim do t’ ju shkaktojë shumë telashe në rrethin shoqëror, por mund t’ju avancojë në aspektin profesional. Një epror i juaji që admiron etjen tuaj për perfeksionizëm do t’ju ofrojë një punë. Mendoni dy herë para se ta pranoni. Situatat e tilla mund të ju hedhin në zjarr.
Demi
21.04-20.05
Papritmas ndodheni në qendër të vëmendjes. Kjo situatë po ju bën të ndiheni jorehat. Më shumë preferoni të mbani profil më modest dhe të kënaqeni me personat që ju pëlqejnë. Për fat të keq, aktualisht kjo është e pamundur. Puna që po bëni ju vë në qendër të vëmendjes. Nëse po mendoni të hyni në ndonjë romancë, keni kujdes. Jeni shumë të zënë me punë dhe nuk mund të koncentroheni në lidhje. Prisni derisa të rregulloni orarin.
Binjakët
21.05-20.06
Pavarësisht se sa e dëshironi, nuk do të mund të ndryshoni aktualitetin. Nuk e keni pozitën mjaft të fuqishme sa për të marrë përsipër një sfidë të re. Përfitoni nga rasti të kaloni më shumë kohë në shtëpi. Lejoni familjarët t’ju përkëdhelin pak. Nuk është keq të shijoni disa ushqime që gatuhen brenda shtëpisë. Nëse ndodheni larg njerëzve të dashur, kërkoni ndonjë miku të kalojë më shumë kohë me ju.
Gaforrja
21.06-20.07
Shlyerja e një borxhi duket më e vështirë sesa e keni menduar. Nëse po ndiheni të tronditur nga kjo barrë financiare, merrni frymë thellë. Jeni tipa që punoni shumë, jeni të përkushtuar dhe keni aftësi të mira udhëheqëse. Do të gjeni zgjidhje nëse e merrni me më shumë qetësi këtë situatë. Mbase do t’ju duhet të reduktoni shpenzimet mujore, por duhet ta përmbushni obligimin që keni.
Luani
21.07-20.08
Është vështirë të negocioni me dikë që insiston që mënyra e tij është e duhura. Në vend se të bëni presion për këtë çështje, është më mirë të bëni një strategji tërheqjeje. Do të ishte situatë e rëndë nëse e humbni kontrollin e forcës suaj. Është më mirë të ktheni vëmendjen te ndonjë projekt që ju bën të ndiheni mirë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por kur përqendroheni në një aktivitet që ua përmbush shpirtin, e keni më të lehtë të kuptoheni me njerëz tekanjozë. Kjo ndodh sepse atëherë ndiheni më të fuqishëm.
Virgjëresha
21.08-20.09
Ambienti i punës duket pak ngufatës, por nuk keni si ta ndryshoni. Nëse merreni me kufizimin e hapësirës nuk do të keni rast për t’u marrë me punët tuaja. Kjo situatë ju bezdis shumë sepse ndikon edhe në produktivitetin tuaj. Interesohuni nëse ka mundësi të punoni nga shtëpia, së paku gjatë disa ditëve brenda javës. Nëse kjo nuk është e mundur, mendoni si të largoheni diku. Keni aftësi të mrekullueshme dhe mund të gjeni shumë lehtë një vend të qetë pune.
Peshorja
21.09-20.10
Ka gjasë që lidhja juaj me partnerin do të kalojë nëpër disa situata të vështira. Jeni tipa që nuk bëni kompromis me vlerat tuaja vetëm sa për t’ia bërë qejfin dikujt tjetër. Nëse kjo nënkupton se duhet të ndaheni, merreni këtë vendim. Mbase thellë në vete qëmoti keni dashur të kaloni kohë vetëm. Përfitoni nga rasti të pushoni, të relaksoheni dhe ta merrni veten nga diskutimet. Një tip diplomatik si ju urren të jetojë në konflikt gjatë gjithë kohës.
Akrepi
21.10-20.11
Ka mundësi që do të pësoni humbje nga shitja e një prone. Një shtëpi që vërtetë dëshironi ta blini, i tejkalon mundësitë tuaja buxhetore. Por nuk është fundi i botës, edhe pse mund t’ ju duket. Shumë shpejt do të arrini një marrëveshje më të mirë, por duhet të keni durim e të prisni. Një mik i juaji që ka shumë lidhje në komunitet do t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. Tregohuni të hapur para propozimeve që ju bëhen.
Shigjetari
21.11-20.12
E keni të pamundur të përfundoni të gjitha detyrat që keni. Mos prisni deri në momentin e fundit për të kërkuar ndihmë. Gjëja e fundit që duhet të bëni është të zhgënjeni një konsumator besnik që pret se puna e tij do të përfundohet me kohë. Ka mundësi që duhet të bëni disa lëshime, por kjo nuk është punë e madhe. Ajo që ju shqetëson më shumë është se çka do të mendojnë njerëzit për aftësitë tuaja menaxheriale. Mbase ka ardhur koha të punoni në këtë drejtim.
Bricjapi
21.12-20.01
Dikush do të kërkojë nga ju më tepër sesa mund të ofroni. Megjithëse nuk keni dëshironi të dukeni egoist, duhet të refuzoni kërkesën. Do t’ju duhet të dëgjoni shumë ankesa nga ky person, por mos u zmbrapsni. Së fundi keni dhënë më të mirën nga vetja për të tjerët. Kjo gjë i ka kushtuar buxhetit tuaj privat. Nëse nuk i jepni fund kësaj sjelljeje, do ta gjeni veten në një situatë shumë të rëndë.
Ujori
21.01-20.02
E keni të vështirë të pranoni se keni nevojat tuaja para një shefi, por duhet ta bëni. Në të kaluarën, keni punuar edhe gjëra që s’kanë qenë detyrat tuaja. Tani keni nevojë për pushim. Nëse nuk ju jepet, duhet të mendoni të largoheni prej aty. Por mos e lini këtë vend pune, pa e gjetur ndonjë tjetër. Është mirë të shfrytëzoni mundësitë që kanë të bëjnë me mësimdhënien, shkrimet ose hulumtimet. Tregojuni miqve dhe ish-kolegëve të punës se jeni duke kërkuar punë të re.
Peshqit
21.02-20.03
Keni dëshirë të qëndroni vetëm, por të tjerët po ua ngufasin privatësinë. Kjo gjë është mjaft shqetësuese. Gjithmonë keni qenë person që i respektoni kufijtë e të tjerëve. Por ata nuk po e bëjnë të njëjtën gjë dhe ka ardhur koha të ankoheni për këtë. Jepni ultimatum. Bëni gjithçka që duhet për t’ua dëshmuar se e keni me gjithë mend. Shumë shpesh, njerëzit përfitojnë nga shpirti juaj zemërgjerë. Nëse e lejoni të vazhdojë kjo gjendje, do të shndërroheni në person shumë të hidhur e të pakënaqur.