Fjalë Kyçe

Komuna do t’i shpërblejë me këtë shumë nënat që lindin fëmijë në Suharekë

Komuna do t’i shpërblejë me këtë shumë nënat që lindin fëmijë në Suharekë

Asnjë lindje nuk u krye këtë të enjte në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë. Por, kurdo që kjo të ndodh, nënat i pret një shpërblim.

Krejt kjo pasi Komuna e Suharekës ka vendosur t’i stimuloj çiftet që lindin në këtë qytet, pa marrë parasysh se nga vijnë.

Gjinekologu Adem Halitaj tregon se me gjithë kapacitetet e vogla, janë të gatshëm të kryejnë punën edhe nëse kërkesat shtohen pas iniciativës së Komunës.

Ai ka thënë se përfitimi do  të jetë edhe më i madh, nëse lindin binjak apo trenjak.

“E kemi marrë një vendim, kemi shkuar me 250 euro që t’i stimulojmë lindjet në QKMF Suharekë . Duhet ta ceki që nëse lindin bineq vlera është 500 euro, në qoftë se janë treneq 750 euro, mirëpo ky vendim vlen vetëm për ata që lindin në QKMF Suharekë”, ka thënë Halitaj.

Gjatë tërë vitit 2018 në qendrën e maternitetit në Suharekë kanë lindur gjithsej 43 fëmijë.