Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës me fillim në orën 10:00.
Ndërsa, në orën 12:00, një delegacion nga Komuna e Prishtinës do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.