Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës siguroi insulinë për 5 muaj, i kushtuan më pak se 200 mijë euro

Komuna e Prishtinës siguroi insulinë për 5 muaj, i kushtuan më pak se 200 mijë euro

Qytetarë të shumë të Prishtinës të cilët vuajnë nga diabeti sot ia kanë mësyrë barnatores së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, kjo pasi tashmë kjo farmaci është furnizuar me 40 mijë doza të insulinave të cilat kanë munguar tash e disa muaj.

Prej këtyre 40 mijë dozave deri në orën 15:00 u shpërndanë rreth 1270 shiringa të insulinave për të cilat qytetarët u detyruan t’i blinin në farmacitë private, por edhe jashtë Kosovës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi tha se fal një kontrate vetanake të Komunës e cila kap shifrën e rreth 200 mijë eurove kanë arritur që të furnizohen me insulina.

Ai tha se fondet për këtë kontratë janë siguruar nga Fondi për situate emergjente, ndërkaq i gjithë kontingjenti i kushtoi komunës më pak se 200 mijë euro.

“Sot jemi furnizuar me rreth 40 mijë shiringa me insulina dhe tani janë dy lloje të insulinave, ajo me veprim të mesëm dhe ajo me veprim të shpejtë. Shumica janë me veprim të shpejtë të mesëm sepse konsumi është i tillë qytetarët kanë nevojë për to më shumë, numri i tyre në baza mujore është rreth 5 mijë e 500 deri në 6 mijë”, tha ai.

Gashi shtoi se, “Këto i kemi marr qysh sot i kanë kushtuar komunës së Prishtinës pak më pak se 200 mijë euro. Fonde të cilat i kemi ndarë që i kemi pas fonde rezervë për situate emergjente në rast ët nevojave t tilla apo të ngjashme të tilla”.

Po ashtu, Gashi tha se “Arsyeja e kërkesave të shumta 4-5 muajve të qytetarëve dhe pamundësia e tyre që në sektorin privat t’i sigurojnë insulinat të këtyre dy insulinave na ka shtyrë që të marrim këtë vendim dhe të mbulojmë sado pak këtë nevojë të domosdoshme”, tha Gashi.

Gashi tutje ka treguar se me këto doza të insulinave që tashmë kanë siguruar, furnizimi për insulinovarësit është i mundur për 5 muaj.

Ai tha se këto insulina do të shpërndahen vetëm për banorët e kryeqytetit.

“Njëri lloj nëse nuk gaboj është pesë muaj ndërsa lloji tjetër është 3 muajve të fundit ne kemi pasur disa rezerva të insulinës me veprim të shpejt me të cilat I kemi mbuluar mos furnizimet 2-3 mujore të tyre tani normalisht që kemi marr këto me fondet tona dhe shpresoj që për 5 muajt e ardhshëm do të kemi mjaftueshëm, derisa departamenti farmaceotik MSh do të sigurojë që të rikthejnë në listën esenciale këto lloje të insulinës”, thekoi Gashi.

E blerja e këtij kontingjenti të insulinave i ka gëzuar shumë pacientët që vuajnë nga diabeti, të cilët në pamundësi të furnizimit nga Barnatorja Kryesore e QKMF janë detyruar t’i sigurojnë vetë.

Vuan që 30 vite nga diabeti, por tash e sa muaj i detyrua t’i blejë vetë insulinat për të cilat ka shumë nevojë. Isuf Rexhaj thotë se sot i mori 8 shiringa të cilat i mjaftojnë për 1 muaj.