Fjalë Kyçe

Komuna e Sharrit lë pa ujë të pijes 15 fshatra të kësaj zone tash e tri vite

Komuna e Sharrit lë pa ujë të pijes 15 fshatra të kësaj zone tash e tri vite

Projekti i cili kap vlerën e 2 milionë eurove, njëherësh edhe më i madhi në Komunën e Dragashit, ai i ujësjellësit, assesi nuk po arrin të përfundojë.

Që 8 herë, komisioni ka bërë përzgjedhjen e operatorëve për projektin e ujësjellësit, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, po kaq herë e ka kthyer çështjen në rivlerësim, raporton KTV.

Për opozitën në këtë komunë, kjo gjë është e dyshimtë, pasi thonë se për tenderët e tjerë nuk ka pasur probleme të tilla. Sipas zyrtarëve të LDK-së në Dragash, dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë dhe të mos e lërë pa ujë gjysmën e Komunës.

Megjithatë, kryetari i kësaj Komune, Shaban Shabani është gati të heqë dorë nga projekti. Ai thotë se nëse edhe një herë lënda kthehet në rivlerësim nga OSHP-ja, atëherë do ta dërgojnë atë në Gjykatë, sepse më nuk dinë si të veprojnë.

Shabani tregon ka tri vjet që nuk është ndërmarrë asnjë hap në realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerëson shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj komune.

Komuna kishte planifikuar që ky projekt të përfundojë për tre vjet, nga i cili do të përfitonin banorët Dragashit dhe 15 fshatrave të tij.