Komuna e Suharekës ka marrë vendim për ndalimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit.
Sipas një komunikate të Komunës në “Facebook”, ky vendim ka hyrë në fuqi për shkaqe sigurie dhe vlen prej datës 17 dhjetor dhe në 15 janar 2019.
Ndërkaq, bëhet e ditur se personat të cilët bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve.