Fjalë Kyçe

Konfirmohen edhe 36 rasta të reja me Covid-19 në Kosovë

Konfirmohen edhe 36 rasta të reja me Covid-19 në Kosovë

36 raste të reja janë raportuar sot në Kosovë me koronavirus. Gjithashtu, 8 janë të shëruar.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë bërë 201 teste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.

Sipas IKSHPK-së, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste.

Deri tash, 31 persona kanë vdekur, dhe sipas IKSHPK-së, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.