Fjalë Kyçe

Konfirmohet aktakuza ndaj ish sekretarit të MI-së dhe tre të tjerëve

Konfirmohet aktakuza ndaj ish sekretarit të MI-së dhe tre të tjerëve

Është konfirmuar aktakuza ndaj ish sekretarit të Mistrisë së Infrastrukturës Betim Reçica dhe tre të tjerëve Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzohen për keqpërdorim me tenderin për autostradën e Gjilanit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi në një përgjigje për Kohën ka konfirmuar se Departamenti Special më 3 qershor ka konfirmuar aktakuzën ndaj tyre.

“Në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R., I.B., L.L., dhe M.E. me datë 03.06.2021 jashtë seancës gjyqësore ka marr vendim dhe ka refuzuar si të pa bazuara kërkesën për hedhjen e aktakuzës PPS.nr.34/2019 të datës 15.02.2021, të paraqitura nga avokatët mbrojtës të të pandehurve në këtë çështje penale” ka konfirmuar Gashi.

Betim Reçica akuzohet për disa vepra penale, në mesin e tyre ushtrim ndikimi, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpëlarje të parave. Ndërsa Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më 15 shkurt 2021, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Betim Reçicës dhe tre të tjerëve.

Sipas aktakuzës Reçica në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejt te Isa Berisha, Kryetar i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Në aktakuzë më tutje thuhet se Reçica u kishte kërkuar atyre që të vijnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e më pas ta shpallnin fitues operatorin ekonomik “Gjoka Konstruktion:” edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret e tenderit se mirë se një operator që e kishte rekomanduar Komisioni Vlerësuar, i cili për shumën prej 1,630,487.45 euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka KOnstruktion” me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.