Fjalë Kyçe

Konfirmohet gjithçka rreth së ardhmes së Arsene Wenger

Konfirmohet gjithçka rreth së ardhmes së Arsene Wenger

Arsene Wenger do t’i rikthehet shumë shpejtë zejes së trajnerit.

Këtë e ka konfirmuar bashkëvendësi i tij dhe ish lojtari i Arsenalit, Emmanuel Petit.

Trajneri francez gjatë verës së kaluar i dha fund qëndrimit prej 22 vite në krye të Arsenalit.

Rikthimi i tij në futboll pritet të ndodh në janarin e vitit 2019, me Bayern Munich si skuadrën potenciale për të drejtuar.

“Jo. Ai do të drejtojë një skuadër shumë shpejtë. Së shpejti”, është përgjigjur Petit kur është pyetur nëse Wenger do të dalë në pension,përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam pasur një bisedë me të tre javë më parë sa isha në Duabi”.