Fjalë Kyçe

Konfirmohet rasti i 20-të me koronavirus, vjen nga fshati i Agim Veliut

Konfirmohet rasti i 20-të me koronavirus, vjen nga fshati i Agim Veliut

Në Kosovë ka shkuar në 20 numri i të prekurve me koronavirus.

Para pak minutash, IKSHP ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast tjetër me koronavirus.

Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç

E për koincidencë, fshati Bradash është edhe vendlindja e Agim Veliut, ministrit të Brendshëm që u shkarkua sot nga kryeministri Kurti.

Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.