Fjalë Kyçe

Konfirmohet vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe Serbi

Konfirmohet vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe Serbi

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut, Borrell e barti më shumë te zyrtarët në Prishtinë.