Kryetari Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se mësimi do të fillojë të hënën. Kjo pasi që siç tha ai janë marrë vesh për ndërprerjen e grevës.
Ai ka thënë se kanë arritur një marrëveshje e cila i ofrohet shumë kërkesave të tyre pa specifikuar në detaje se çfarë marrëveshje kanë arritur, shkruan Gazeta Alo.
“Ishte kënaqësi që e filluam këtë takim. Arritëm marrëveshje. Marrëveshja e re na ofron shumë në këkresat tona. Urime të gjithëve viti i ri shkollor”, ka thënë ai./Gazeta Alo/