Njësiti për reagim të shpejtë i Policisë së Kosovës nga stacioni i veriut, ka hyrë me forcë në dy kazino “Millenium” dhe “Arena” në veri të Mitrovicës.
Gjatë aksionit policor, është konfiskuar aparatura që gjendje në lokale, si kompjuterë dhe pajisje të ngjashme, raporton Kp.
Aksioni është zhvilluar rreth orës 19:30, ndërsa qytetarët nuk janë tubuar për të penguar ndërhyrjen e policisë.