Një veturë me tarka lokale është ndaluar dje nga Njësiti Patrullues në rrugën Muqibab-Pasjan.
Veturën ishte duke e drejtuar një mashkull i komunitetit serb ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mallra ushqimore dhe pije pa dokumente përcjellëse.
Me vendim të prokurorit mallrat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/