Fjalë Kyçe

Konfiskohen mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacione të nevojshme në një depo në Ferizaj

Konfiskohen mjaltë, duhan dhe fasule pa dokumentacione të nevojshme në një depo në Ferizaj

Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e një personi ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00, në Ferizaj.

Tutje në raport, bëhet e ditur se malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.