Fjalë Kyçe

Konflikt mes kunatave në Rahovec: Më fyen vazhdimisht

Konflikt mes kunatave në Rahovec: Më fyen vazhdimisht

Një konflikt verbal mes kunatash në Rahovec për pak sa nuk përfundoi me eskalim fizik.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan edhe Policia e Kosovës.

Organet e rendit i njoftoi pikërisht njëra nga kunatat e cila u tha atyre se është fyer e kanosur vazhdimisht nga kunata tjetër, që sipas saj ka probleme psikike.

E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

“Rahovec 05.11.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është kanosur dhe fyer vazhdimisht nga kunata e saj e dyshuara kosovare që ka probleme psikike. E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë”, thuhet në raportin e Policisë.