Fjalë Kyçe

Konflikti me Majlindën, Majk merr një vendim

Konflikti me Majlindën, Majk merr një vendim

Reperi Majk dhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka këto ditë nuk janë pajtuar me mendimet e njëri-tjetrit.

Majk dhe nëna e djalit të tij kanë zgjedhur rrjetet sociale për t’i sqaruar hesapet dhe zhurma në media e publik nuk ishte edhe aq e vogël, shkruan lajmi.net.

Dikush i doli në mbrojtje Majlindës e dikush Majkit, mirëpo ky i fundit si duket njëherë për njëherë e ka marrë një vendim.

Reperi shqiptar ka vendosur t’i lë anash paragjykimet dhe t’ia lë kohës ta dëshmoj të vërtetën.

Ai është fokusuar në karrierën muzikore e cila po i ecën shumë mirë dhe njëherësh i ka falënderuar të gjithë që po e përkrahin edhe moralisht.

Pas konfliktit me Majlindën, Majk në llogarinë e tij në Instagram ka njoftuar për koncertin e radhës ku do të performojë pranë Kidës.

Sa i përket projekteve muzikore ai po shijon suksesin e këngës ‘Qikita’ e cila aktualisht ka më shumë se 1 milion klikime në Youtube