Fjalë Kyçe

Kongresmeni amerikan: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropë, ka ardhur koha të pranohet në NATO

Kongresmeni amerikan: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropë, ka ardhur koha të pranohet në NATO

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është koha që Kosova të pranohet në NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zytrare në Twitter, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh në Evropë se Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë. Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”, shkruan Torres.

Mbështetja e Torres për anëtarësimin e Kosovës në NATO vjen disa ditë pasi ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj kishte përsëritur kërkesën që vendi ynë në anëtarësohet në aleancën e NATO-s, pas luftës në Ukrainë.