Fjalë Kyçe

Konjufca i gëzohet vizitës së Agim Bahtirit në Kuvend

Konjufca i gëzohet vizitës së Agim Bahtirit në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës për vizitë kryetarit Konjufca i ka shkuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Konjufca për vizitën e Bahtirit ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe ka publikuar foto me të njëjtin.

“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, zt. Agim Bahtiri”, shkroi Konjufca.

Kujtojmë që Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri para zgjedhjeve të gjashtë tetorit ka kaluar nga AKR’ja në Lëvizjen Vetëvendosje, parti me të cilën kishte treguar afërsi edhe para se të anëtarësohej.