Fjalë Kyçe

Konjufca i jep vërejtje, Kujtim Shala s’kërkon falje për sharjen në Kuvend: Ma dërgoni me postë

Konjufca i jep vërejtje, Kujtim Shala s’kërkon falje për sharjen në Kuvend: Ma dërgoni me postë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rregullorja e Kuvendit e obligon që t’i japë vërejtje deputetit të LDK-së, Kujtim Shala për gjuhën joparlamentare të përdorur në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

Konjufca tha se sipas rregullores, Shala mund të japë shpjegime në fund të seancës së Kuvendit.

“Rregullorja na detyron të ju japim një vërejtje për këtë shkelje. Nëse deputeti kërkon të japë shpjegime për këtë atëherë i jepet fjala në fund të seancës”, tha Konjufca.

Por Shala kërkoi ta marrë fjalën menjëherë dhe tha vetëm një fjali.

“Ma dërgoni vërejtjen me postë”, u shpreh ai.