Fjalë Kyçe

Konjufca i përgjigjet LDK-së: Nuk është koha e dorëheqjeve

Konjufca i përgjigjet LDK-së: Nuk është koha e dorëheqjeve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur për herë të parë pyetjeve rreth dorëheqjes së tij për pozitën e kryeparlamentarit që po e kërkon LDK-ja.

Konjufca tha se në Kosovë nuk është koha e duhur për të bërë dorëheqje, por se duhet të ndodhë e kundërta.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve”.

Ai gjithashtu tha askush nuk duhet përpjekur që ta ndalë formimin e Qeverisë Kurti, pasi sipas tij, këtë po e kërkojnë qytetarët.

“Bisedimet po vazhdojnë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Jam optisimit që marrëveshja do të bëhet dhe askush nuk mund ta ndalë formimin Qeverisë Kurti që janë duke e pritur qytetarët. Zgjedhjet u cilësuan si të rregullta, demokratike dhe me standarde të larta dhe për këtë duhet përmbushur vullneti i qytetarëve. E tëra që duhet të bëjmë ne është ta impelmentojmë zërin e qytetarëve për ndryshim”.

Kryesia e Kuvendit sot në mbledhje vendosi që seanca për votimin e qeverisë të mbahet më 3 shkurt.