Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i tronditur nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Konjufca ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e krimit.
“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar Konjufca.