Fjalë Kyçe

Konjufca nderon Zhitinë e Fazliun: Veprat e tyre do të jenë frymëzim për brezat që do të vijnë

Konjufca nderon Zhitinë e Fazliun: Veprat e tyre do të jenë frymëzim për brezat që do të vijnë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri homazhe tek varri i heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në 32 vjetorin e rënies së dy heronjve, Konjufca ka përmendur amanetin e dëshmorëve “pa rënë me pushkë në dorë nuk vjen liria e Kosovës”, për të cilin thotë se ishte amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit.

Konjufca theksoi se vepra e tyre heroike ishte shkëndija e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se amaneti i tyre u bë i gjallë më 1998 kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë së lavdishme e cila përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Jemi këtu që edhe në emër të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës t’i nderojmë heronjtë tanë Afrim Zhitinë e Fahri Falziun të cilët ranë këtu e 32 vite më parë në luftë me policinë, sigurinë dhe agjenturat e Serbisë e të cilët na kanë lënë një amanet të rëndësishëm, amanetin më të rëndësishëm të dëshmorëve e që thotë ‘pa rënë me pushkë në dorë nuk vjen liria e Kosovës’, mendoj që ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit e Fahriut dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit sepse vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e arë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse amaneti i tyre u bë i gjallë në vitin 1998 kur mijëra e mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë sonë të lavdishme çlirimtare e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e shtetit tonë”.

Konjufca ka shtuar edhe se vepra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve të tjerë do të jetë frymëzim për brezin e tyre dhe brezat që do të vijnë.

“Jo rastësisht edhe Afrimi e Fahriut prehen këtu të qetë sëbashku me bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan shumë përshkak se ishte vërtetë i pathyeshëm. Ashtu siç për ta qëndresa e paepur e Adem Demaçit ishte frymëzim, për brezin tonë dhe gjithë politikanët tjerë që kanë ardhur pastaj vepra e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut e gjithë dëshmorëve të tjerë do të jetë frymëzim edhe për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë”./KP