Fjalë Kyçe

Konjufca në vizitë zyrtare në Gjermani

Konjufca në vizitë zyrtare në Gjermani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani.

Konjufca sot do të takohet me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble

Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës. Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Para takimit me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli duke ia bashkuar edhe një fotografi.