Fjalë Kyçe

Konjufca padit Molliqajn: Mezi pres të përballem me të

Konjufca padit Molliqajn: Mezi pres të përballem me të

Pretendimet e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj, se ish-bashkpartiaku i tij Glauk Konjufca, ka qenë punëtor i SHIK-ut për një vit, kanë detyruar këtë të fundit që t’i drejtohet Gjykatës Themelore të Prishtinë duke ngritur një padi për shpifje ndaj deputetit të PSD’së.

Konjufca në një deklarim para gazetarëve ka thënë se në Gjykatë ka shkuar për ta paditur ‘shpifësin Molliqaj”,

“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca

Dy ish-bashkëpartiakët ishin përplasur ashpër javën e kaluar gjatë seancës maratonike në të cilën o votua buxheti e u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi