Fjalë Kyçe

Konjufca pret sot në takim Von Cramonin

Konjufca pret sot në takim Von Cramonin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të jetë sot në vizitë në Kosovë.

Ajo do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nga Zyra për media e Kuvendit është njoftuar se takimi i tyre pritet të fillojë nga ora 9:00.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon”, thuhet në njoftim.