Fjalë Kyçe

Konjufca: Si është e mundur që çdo 100 metra të ketë kazino?

Konjufca: Si është e mundur që çdo 100 metra të ketë kazino?

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, thotë se disa nga kazinotë shërbejnë në Kosovë për shpëlarje të parave.

Një veprimtari e tillë sipas Konjufcës është e lidhur me funksionimin e krimit të organizuar.

“Kazino në Kosovë ka 100 metra për mos me thënë ngjitur me shkolla, me çerdhe, me institucione shkollore, afër institucioneve fetare me ç’rast janë drejtpërdrejt në shpërputhje me ligjin. Si është e mundur të ketë qindra kazino në Kosovë që kanë arrite të marrin licencën afër institucioneve fetare e shkollore në kundërshtim me ligjin”, ka thënë ai.

Sipas Konjufcës është skandaloze se si në koncept dokumentin e Qeverisë, shkruhet se ‘përmes kazinove ulet papunësia në Kosovë’.