Fjalë Kyçe

Konjufca tregon përse zyrtarët amerikanë nuk u takuan me VV-në

Konjufca tregon përse zyrtarët amerikanë nuk u takuan me VV-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk e di pse zyrtarët e lartë amerikanë nuk e ftuan partinë e tij në takimin me pjesën tjetër të opozitës. Megjithatë ai supozon se tema për taksën ishte arsyeja.

Konjufca thotë se delegacioni i udhëhequr nga John Earth dhe Brad Berkley nuk kanë dhënë arsye pse VV s’ka qenë pjesë e takimit, raporton Periskopi.

‘’Realisht nuk e dimë. I kishin zgjedhëë vetë, ftesat me emra  e mbiemra kanë qenë. Nuk e di pse. Ndoshta kishte me qenë e udhës që ata të tregonin për kriteret e përzgjedhjes. Unë deri tash nuk pashë ndonjë arsyetim nga ana  e tyre. E dijmë që vetëm e kanë pasur një çasje të tillë selektive. Nuk e di.  Dëgjova edhe për PDK’në që s’ka pasë përfaqësues. Nuk e di, nuk kam shpjegime pse, meqë as ata vetë nuk kanë treguar. Nuk i kemi pyetur pse s’na kanë thirrë’’, ka thënë Konjufca në Rubikon.

I pyetur nëse arsyet e mëhershme ekzistojnë ende për shkak të sjelljeve të dhunshme të VV’së, Konjufca ka thënë se nuk beson që kjo është arsyeja.

E di që vitet e mëhershme, prej 2005 deri 2015, kanë refuzuar takimet për shkak të sjelljeve të dhunshme.  . Ne kurrë s’kemi pasë një deklaratë për dhunë.S’ka ndodh kjo pse VV ka dalë e publikisht zotohemi për akte të tilla. Nuk mendoj që rsyeëja është sjellja e një subjekti parlamentar. ‘’, shton Konjufca.

Ai bëri krahasimin edhe me takimin Trump-Kim Jong un, ku këtë të fundit e quan si njeriun më agresiv.

‘’Trumpi sa u takua me Kim Jong un. Ai  njihet njeri më i dhunshëm në botë. Nuk guxoj të them që ndryshimi i admimnistratës është arsyeja e takimit. Kanë nisur takimet  e ndërkombëtarëve me VV’në, sepse është subjekti më i madh.’’

Megjithatë, Konjfuca beson se tema për taksën, ndoshta ka qenë arsyeja pse nuk është thirrur VV në takimin në fjalë.

Nuk e di ndoshta heqja e taksës ka qenë arsyeja. Kanë konsideruar se është joproduktive. Ti ndryshojë qëndrimet e VV’së., kurrë ska qenë rezultative. Ju kemi thënë që qëndrimet tona nuk ndryshojnë. Është masë  e pjeshme’’, shton Konjufca.