Fjalë Kyçe

Konjufca: Vjosa Osmani është e pranueshme për të gjitha pozicionet që janë diskutuar

Konjufca: Vjosa Osmani është e pranueshme për të gjitha pozicionet që janë diskutuar

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se partia e tij ka bërë shumë lëshime në raport me LDK-në.

Konjufca në RTV Dukagjini, ka njoftuar se në fillim të bisedimeve me LDK-në prioritet ishte që tavolina e bisedimeve të shkarkohet nga disa çështje që nuk janë prioritet dhe shtoi se gjatë këtij rrugëtimi, Lëvizje Vetëvendosje ishte shumë konstruktive.

“Vetëvendosje ka bërë koncesionin e parë duke e lënë partnerin të zgjedh e para ministrinë. Kompromisi i dytë ishte ndarja e barabartë e ministrive me LDK-në. Kjo nuk është pak. Kompromisi i tretë ka qenë që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e parë. Kompromisi i katërt është që Vetëvendosje ka qenë e gatshme ta negocioje edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa kompromisi i pestë ka qenë gjeneroziteti sa i përket akomodimit të programit të LDK-së në qeverisje”, tha ai.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se këto pesë kompromise nuk janë pak për të shkuar drejt marrëveshjes.

Ai thotë se LDK nuk po bën kompromise shumë në lidhje me pozitën e presidentit ku edhe sipas tij ka ngecur procesi.

Ai tha se ardhja deri të ky bashkëpunim i ka parapri një kohë e bërjes së opozitës, duke i ofruar shumë qëndrime.

“Kandidati për kryeministër i LVV-së nuk ia ka bë befasi LDK-së, as LDK nuk po jep votë bllanko për kryeministër, pasi vota bllanko është kur nuk e din emrin, siç po kërkon LDK për presidentin, kur ne nuk e dimë emrin”, tha ai dhe shtoi se LVV ka shumë respekt për Vjosa Osmanin, emri i së cilës është i pranueshëm nga LVV për të gjitha ato pozicione që janë diskutuar deri më tani me LDK-në, ndërsa shtoi se për presidentin nuk është negociuar ende.

Konjufca kërkoi që presidenti të jetë një person mbipartiak, për ta përfaqësuar unitetin e popullit.