Fjalë Kyçe

Konsulli i nderit në Ukrainë flet për rreziqet që i kanosen Kosovës dhe rajonit nëse Rusia pushton Ukrainën

Konsulli i nderit në Ukrainë flet për rreziqet që i kanosen Kosovës dhe rajonit nëse Rusia pushton Ukrainën

Bledi Bajraktari, konsull nderi i Ukrainës ka bërë të ditur se tensionet në Ukrainë janë rritur se fundmi.

Ai ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, nuk do t’i bënte mirë as Evropës e botës në përgjithësi.

Sipas tij, Serbia tashmë është në një pozitë më të favorshme pasi ka mbështetjen e Rusisë.

“Ju e dini shumë mirë që vendet e Ballkanit kanë deri diku jo të zgjidhura të gjitha çështjet, janë plagë të vjetra, ka influencë me politikë sllave, politikë ruse po e quaj diku. Kemi parasysh Serbinë e cila tashmë është edhe më e favorshme pas këmbënguljes së Putinit për ta mbështetur me të gjitha mënyrat e veta ashtu siç ka bërë gjatë gjithë kohës. Kemi parasysh Bosnjën e cila është e ndarë në dysh dhe politikat e tyre përparëse vazhdojnë deri tek përshkallëzimi për shtetin e Kosovës të cilin Serbia akoma nuk ka pas kënaqësinë dhe momentin ta njoh”, ka deklaruar ai në T7.

Bajraktari është shprehur se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mund të zgjidhen edhe me bisedime, pa pasur nevojë për luftë.

“Është e vërtetë se tensionet kanë ardhur në rritje, po e quajmë kështu, sidomos pas njohjes së dy qyteteve të shpallura në mënyrë jolegjitime pavarësinë e tyre, por duhet të kemi parasysh se e tillë është politika e sotme e cila detyrimisht kjo është politikë në shtab madhor mes dy fuqive të mëdha ose po i quaj mes dy poleve të cilat merren me vendosjen e fateve apo edhe drejtimin e politikës brenda dhe jashtë vendeve siç është Ukraina një vend i cili tashmë jo vetëm është gati por mund të pres çdo gjë. Por duhet thënë se për momentin ngelim te ajo se ka vend për bisedime, ka vend për të ndërhyrë diplomacia, ka vend për të parë dhe për të mos shpalosur flamurin e luftës”, ka shtuar ai.