Konsumimi i përditshëm i Boronicës, e ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Të paktën kështu tregon një studim i fundit, transmeton Gazeta Metro.
Shkencëtarët gjetën tek të rriturit në peshë, të cilët konsumonin 150 gramë të frutave çdo ditë, kishin rritur rrjedhjen e gjakut dhe arteriet më pak të ngurta.
Hulumtuesit kalkuluan se kjo do të zvogëlonte rrezikun e sëmundjeve të zemrës, vrasësi kryesor në botë, nga 12 deri në 15 për qind.
Shkencëtarët në Universitetin e Anglisë Lindore testuan efektet e të ngrënit boronica çdo ditë në 138 të rritur mbipeshë.
Ata ishin të gjithë të moshës 50-75 vjeç dhe kishin sindromë metabolike, termin mjekësor për një kombinim të diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit.