Fjalë Kyçe

Kontrolli rutinë në Mitrovicë, policia gjen armë të ftohta e drogë

Kontrolli rutinë në Mitrovicë, policia gjen armë të ftohta e drogë

Policia e Kosovës po vazhdon veprimet e shtuara në rajonin e Mitrovicës e Jugut për parandalimin dhe ofrimin e sigurisë në këtë zonë.

Sipas njoftimit të policisë, angazhimi i njësive relevante të policisë po rezulton me efikasitet në fushën e parandalimit dhe atë të reagimit.

“Veprimet operative në fushën e parandalimit nga ana e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, janë duke vazhduar në tërë zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, si rrjedhojë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri, në posedim të kundërligjshëm tek personat e kontrolluar janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë shufra metalike, pesë thika, një boks hekuri”, ka bërë të ditur policia.

Gjithashtu, nga Njësia e Reagimit të Shpejtë të policisë, gjatë kontrollit në Vushtrri tek një person i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej një grami.

Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për “Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Njoftimi i plotë nga policia:

Njësia për Reagim të Shpejtë po ndërmerr veprime të shtuara në parandalimin dhe ofrimin e sigurisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut

Mitrovicë, 02 qershor 2022

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi po ndërmerren masat të nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Përkundër angazhimeve specifike Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në Mitrovicë, me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në vazhdimësi është duke mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit.

Veprimet operative në fushën e parandalimit nga ane e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, janë duke vazhduar në tërë zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, si rrjedhojë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri, në posedim të kundërligjshme tek personat e kontrolluar janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjashtë (6) shufra metalike

Pesë thika (5)

Një (1) boks hekuri .

Po ashtu, nga njësia e NJRSh-s’ gjatë kontrollit në Vushtrri te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë një (1)gram. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Posedim i pa autorizuar i narkotikeve ,substancave psikotrope ose analoge”

Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë