Eksperti dhe profesor i Universitetit Teknik të Stambollit (ITU) në Departamentin e Inxhinierisë Meteorologjike, Orhan Sen, beson se masat e marra për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit.
kryesisht ndalimi i lëvizjes dhe pezullimi i aktiviteteve industriale, kontribuojnë në uljen e emetimeve të gazrave serë, të cilat mund të ndikojnë për të ngadalësuar ngrohjen globale.
Sen tha se izolimi ka pasur disa efekte pozitive në natyrë, por për shkak të numrit të madh të vdekjeve, ky fakt është anashkaluar.
Ai kujtoi se ndalimi i qarkullimit ishte futur në zona me popullsi të dendur në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, të cilat zvogëluan numrin e automjeteve në trafik.
Aktiviteti industrial në Evropë u ul me rreth 50 përqind, duke çuar në një ulje të sasisë së gazrave serë në atmosferë.Sen shtoi se masa të ngjashme janë futur dhe në Turqi. “Sepse në vendet evropiane, prodhimi industrial është pothuajse përgjysmuar dhe emetimet e gazrave serë janë zvogëluar për gati 50 përqind. Marsi dhe prilli do të hyjnë në histori si muajt e “botës së pastër”.
Gjatë këtij izolimi shoqëror, bota po merr frymë “, tha Sen. Duke zvogëluar lëvizjen njerëzore, kujton Sen, numri i ndotësve gjithashtu është zvogëluar.
Në të njëjtën kohë, përdorimi i karburanteve fosile të përdorura për prodhimin e energjisë është zvogëluar. Sen beson se izolimi social do të ketë rezultate pozitive për ndryshimin e klimës globale.
“Për shkak të zvogëlimit të gazrave serë, ngrohja globale mund të ndalet ose të ngadalësohet,” tha Sen. Ai është gjithashtu i bindur se izolimi do të ketë një efekt pozitiv në speciet e veçanta të peshkut pasi peshkimi është zvogëluar. “Ky do të jetë një vit i mirë për krijesat e detit,” Sen.
Ai parashikon që efektet e pandemisë të ndihen gjatë verës. “Këtë vit, për shkak të izolimit social, do të ketë një rritje të numrit të gjallësave në dete. Megjithëse nuk kandalim peshkimi, askush nuk është duke peshkuar”, tha Sen.
Ai shtoi se koronavirusit “nuk i pëlqen moti i ngrohtë”, por se është qasje e gabuar ajo që “virusi do të zhduket në mot të nxehtë”. Ai shpjegoi se ndërsa temperatura rritet, koronavirusi përhapet më ngadalë.
“Temperatura më e përshtatshme për virusin është nga 4 deri në 11 gradë. Në hemisferën veriore, temperatura e ajrit në mars është në këto intervale. Kjo ka çuar në një përhapje të përshpejtuar të virusit.
Sidoqoftë, është e gabuar të mendosh që ditët më të ngrohta do të bëjnë që virusi të zhduket. Temperaturat e ngritura do ta ngadalësojnë përhapjen e virusit. Kjo do të ndihmojë në marrjen kohë dhe zhvillimin e vaksinave dhe terapive të nevojshme”, arsyetoi Sen.
Gjithashtu iu referua rëndësisë së Vitaminës D për sistemin imunitar, niveli i të cilit në trup rritet kur ekspozohet nën rrezet e diellit.
Ai gjithashtu beson se kjo do të çojë në rezistencë më të madhe ndaj virusit. “Ne do të jemi me shumë diell këtë verë, por një valë e re mund të vijë nga vjeshta, kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë”, tha Sen.